Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKalaja e Lezhës, rritet me 24% numri i vizitorëve

Kalaja e Lezhës, rritet me 24% numri i vizitorëve

Numri i vizitorëve vendas e të huaj, është rritur edhe në Kalanë e Lezhës. DRTK Shkodër dha lajmin e mirë se kalaja është vizituar nga 24% më shumë turistë vendas e të huaj, krahasuar me një vit më parë. Sipas statistikave gjatë vitit 2022, Kalaja e Lezhës u vizitua nga 3467 persona, ndërsa në periudhën 1 janar-31 dhjetor 2023, u regjistruan 4552 vizitorë më shumë. DRTK Shkodër ftoi të eksplorohet kjo kala e mbushur me histori dhe pamje pamje të mahnitshme. Kalaja e Lezhës ngrihet në lindje të qytetit në majë të një kodre me lartësi 186 metra. Ajo ka origjinë ilire dhe dokumentohet se ishte në listën e rindërtimeve të mëdha të Perandorit ilir Justiniani i Madh. Në vitin 1440 Kalaja iu nënshtrua një rindërtimi të ri nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe prej tyre. Në Kala mund të vërehen me lehtësi gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane. Në këtë Kala, objektet më interesante për tu vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane, xhamia, kulla në murin juglindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor. Prej Kalasë shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik. Kalaja e qytetit antik të Lezhës rrethohet nga mure të periudhave të ndryshme që vijojnë nga antikiteti shek.IV p.k me emrin qyteti i lashtë i Lisit. Këto janë mure të fuqishme me blloqe të mëdha guri. Në kështjellë ka tri porta, dy të parat janë ndërtuar në vendet ku ishin portat e qytetit antik të Lisit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ