Shqipëria, përkushtim të vërtetë ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon e në botë

0
0

Si anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë Shqipëria ka treguar përkushtim të vërtetë ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon e në botë, u shpreh sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. “Kemi siguruar mbështetjen dhe solidaritetin e aleatëve tanë, duke e bërë Shqipërinë një partner të besueshëm dhe të përgatitur për të përballuar sfidat e sigurisë”, theksoi ministri në një postim në rrjetet sociale. Ai nënvizoi se, “ky sukses për vendin tonë është një dëshmi e përkushtimit dhe përgatitjes të çdo efektivi që vijon të punojë për të ngritur lart emrin dhe flamurin e Shqipërisë”.