Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Rritet presioni politik mbi Scholzin për t’i dërguar Ukrainës raketat ”Taurus”

 Rritet presioni politik mbi Scholzin për t’i dërguar Ukrainës raketat ”Taurus”

Presioni ndaj kancelarit gjerman Olaf Scholz për t’i dhënë raketa ”Taurus” Ukrainës, e cila është nën sulm nga Rusia për gati dy vjet, po rritet. Politikanët nga partnerët e koalicionit, Partia e Gjelbërve dhe Demokratëve të Lirë (FDP) dhe Bashkimit Kristian Demokratik (CDU) të opozitës theksuan domosdoshmërinë e këtyre armëve në edicionin e së shtunës të gazetës së Dyseldorfit ”Rheinische Post”, dhe bënë disa akuza të rënda kundër Scholzit. “Dorëzimi i raketave të lundrimit ‘Taurus’ në Ukrainë është vonuar shumë”, tha Sara Nanni, zëdhënëse e mbrojtjes për grupin parlamentar të Gjelbër në parlamentin gjerman, Bundestag. ”Mbrojtja më efektive kundër sulmeve ajrore ruse është gjuajtja ndaj objektivave në territorin rus dhe në territoret e okupuara të Ukrainës lindore nga ku Rusia nis sulmet e saj”, tha ajo. Deri më tani, Ukrainës i ka munguar materiali i nevojshëm për këtë – edhe për shkak se Berlini nuk po furnizon raketat e lundrimit Taurus. “Ngurrimi është kryesisht për shkak të kancelarit federal dhe nuk është një qëndrim i përgjithshëm i qeverisë gjermane”, tha Nanni. “Ne nuk duhet të kemi frikë nga guximi ynë. Kjo është ajo që Putini po shpreson”, tha ajo. Eksperti i politikës së jashtme të CDU, Roderich Kiesewetter tha se Rusia e sheh veten të forcuar nga dobësia e Perëndimit dhe mungesa e dërgesave të ”Taurus”. “Kjo është arsyeja pse mungesa e mbështetjes nuk është vetëm një dështim për të ofruar ndihmë, e cila po rrit numrin e viktimave ukrainase, por është një mbështetje de facto për Rusinë”, tha Kiesewetter. Kancelari Olaf Scholz (SPD) vendosi, në fillim të tetorit, mosfurnizimin me raketa ”Taurus”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments