Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAMarrëveshje në vlerë 13.2 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza

Marrëveshje në vlerë 13.2 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arsim Fetahu kanë nënshkruar marrëveshje me vlerë 13.2 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, Koordinatori i Zyrës së Bankës Gjermane për Zhvillim në Kosovë, Premtim Islami dhe kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arsim Fetahu. Në fjalën e tij hyrëse, ministri Murati theksoi rëndësinë e këtij projekti duke thënë se “ky projekt kontribuon në zhvillimin e qytetit të Prishtinës, duke reduktuar ndotjen, ruajtur ekosistemet natyrore dhe mundësuar përshtatjen me ndryshimet klimatike, e gjitha kjo duke qenë në linjë me Strategjinë Nacionale për Menaxhimin e Ujërave të Zeza”. Zëvendësministri Mjeku gjithashtu theksoi rolin e këtij projekti pasi siç tha ai “projekte të tilla janë të domosdoshme që burimet tona të ujit të jenë të sigurta dhe të shërbehet një numër më i madh i qytetarëve”. Koordinatori Islami theksoi se “ky projekt pritet të përmirësojë jetën e qytetarëve të Rajonit të Prishtinës dhe falënderoi Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin e deritanishëm”. “Projekti në fjalë ka një rëndësi të veçantë për Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Graçanicës duke konsideruar nivelin e lartë të ndotjes në këto komuna”, u shpreh Kryeshefi Fetahu. Sipas një komunikate të ministrisë, marrëveshja e nënshkruar sot për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Prishtinës, me vlerë 13.2 milionë euro i shtohet marrëveshjes fillestare të grantit me vlerë 28.8 milionë euro, duke e bërë kështu vlerën totale të projektit 42 milionë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ