Policia gjermane ka regjistruar një rritje të ndjeshme të krimeve antisemite pas sulmit terrorist të Hamasit në Izrael më 7 tetor. ”Vetëm në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme, më shumë se 1 100 krime të motivuara politikisht u regjistruan në shërbimin e raportimit të policisë kriminale deri më 21 dhjetor”, deklaroi një zëdhënës i Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA). Krimet kanë të bëjnë kryesisht me dëmtimin e pronës dhe nxitjen e urrejtjes. Sipas të dhënave, në tremujorin e parë janë regjistruar 558 krime antisemite, në tremujorin e dytë 609 dhe në tremujorin e tretë 540. Në këto shifra përfshihen të gjitha krimet, ato të motivuara nga ekstremizmi i majtë dhe i djathtë si dhe ato që i përkasin kategorive të “ideologjisë fetare” dhe “ideologjive të importuara”. Shifra e më shumë se 1100 krimeve të raportuara që nga fillimi i tetorit i referohet vetëm përshkallëzimit të konfliktit në Gaza. Prandaj, numri i përgjithshëm i krimeve të tilla ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë. Që nga nëntori 2023, gjithsej 2 874 krime antisemite janë regjistruar që nga fillimi i vitit, përfshirë 88 akte dhune