Monday, November 25, 2024
HomeMJEDISPustec, në fokus mbrojtja dhe zhvillimi i zonave të mbrojtura

Pustec, në fokus mbrojtja dhe zhvillimi i zonave të mbrojtura

Mbledhja e radhës së Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura, organizuar nga drejtori i AdZM Korçë, Gjergji Koki, u zhvillua në Qendrën e Informacionit të Parkut Kombëtar të Prespës në Goricë të Vogël. Në takim ishte i pranishëm edhe prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole së bashku me drejtoreshën e përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi dhe Kryetarin e Bashkisë Pustec, Pali Kolefski. Komitetit i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura mbikqyr zbatimin e Planeve të Menaxhimit, duke i kushtuar rëndësi marrjes së masave nga të gjitha institucionet përgjegjëse për hartimin e Planeve të Menaxhimit, të cilat duhet të jenë në përputhje me strategjitë dhe planet vendore, duke synuar nxitjen e zhvillimit ekologjik të zonave, ruajtjen e diversitetit biologjik por dhe reduktimin e presionit mbi burimet natyrore. Prefekti Jole, bëri me dije përmes rrjeteve sociale se disa nga problematikat e konstatuara gjatë takimit në Pustec, janë: sigurimi i nevojave të popullsisë për dru zjarri, përmirësimi i rrjetit të energjisë elektrike (ku OSHEE ka planifikuar investime në vitin 2024), disiplinimi i ujrave të zeza, administrimi i mbetjeve urbane, masat për evitimin e rasteve të vatrave të zjarreve në park, respektimi i zonave të përkohshme të peshkimit, etj. Prefekti Jole kërkoi nga të gjitha institucionet përgjegjëse marrjen e masave për të garantuar akoma më mirë për sezonin e vitit që vjen, miradministrimin e Parkut Kombëtar të Prespës, si një nga perlat më unikale të natyrës shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments