Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEFieri, atmosferë magjike festash

Fieri, atmosferë magjike festash

Dritat shumëngjyrëshe në prag të festave të Fundvitit e kanë zbukuruar qytetin e Fierit si rallëherë më parë. Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell kolazh fotosh dhe imazhe fantastike nga atmosfera magjike e festave që po shoqëron qytetin e Fierit, në këtë javë të fundit të dhjetorit 2023. Bashkia e Fierit ka zbukuruar qytetin me pemët e Vitit të Ri, simbol i kësaj feste në qendër të qytetit, por jo vetëm, ndërsa lumi i Gjanicës që përshkon bulevardin e qytetit është ndriçuar me ngjyrat festive. Në mbrëmje rreth pemës së Vitit të Ri mblidhen me dhjetëra fëmijë të shoqëruar me prindër, për të bërë fotot të cilat i ruajnë si kujtim në prag të këtyre festave. Nuk mungojnë dhe shtëpizat e vogla prej druri të “veshura” me zbukurimet tradicionale që shoqërojnë mirëseardhjen e Vitit të Ri 2024, të cilat i shtojnë larmi spektaklit të ngjyrave. Dhjetori është muaji i festave dhe të gjitha qytetet e vendit janë përfshirë nga atmosfera e gëzueshme e këtyre ditëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments