Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREVallja devollite, “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.

Vallja devollite, “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.

Vallja devollite shpallet “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri me dije përmes rrjeteve sociale se, pas shqyrtimit të propozimit të Shoqatës atdhetare kulturore “Devolli” dhe Bashkisë së Devollit, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale vendosi që kjo valle burrash që interpretohet në zonën e Devollit dhe Korçës, që ngre peshë zemrat e shqiptarëve sa herë që kulmon nëpër festa e gëzime, të hyjë listën e kryevlerave kombëtare. Gjatë ditëve festive të dhjetorit, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale shpalli pasuri kombëtare edhe “Fyejt e Gramshit” ndërsa më herët, veshja e gruas mirditase u shpall “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments