Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKanye West i kërkon falje komunitetit hebre

Kanye West i kërkon falje komunitetit hebre

Kanye West i ka kërkuar falje të sinqerta komunitetit hebre pasi një sërë deklaratash antisemitike. West, 46 vjeç, ish-bashkëshorti i Kim Kardashian, kërkoi falje pas publikimit të një videoje në të cilën ai shfaqte zemërim kundrejt hebrenjve. Vitet e fundit, kantautori dhe producenti amerikan, i cili tani i referohet vetes si Ye, është bërë kryefjala e titujve kryesorë për deklaratat antisemitike dhe në klipin e fundit, duke përfshirë referenca për hebrenjtë dhe sionistët. “Unë sinqerisht i kërkoj falje komunitetit hebre për çdo dhimbje që mund të kem shkaktuar nga fjalët ose veprimet e mia”, tha West në hebraisht, në Instagram. “Falja juaj është e rëndësishme për mua dhe unë jam i përkushtuar të bëj ndryshime dhe të promovoj unitetin”, shtoi ai. Ky mesazh, i shkruar në gjuhën zyrtare të Izraelit, është i vetmi postim në faqen e të famshmit në Instagram. Pas deklaratave antisemitike që ai bëri në vitin 2022, marka sportive gjermane “Adidas” i dha fund partneritetit të saj shumëvjeçar, në tetor të atij viti. “Adidas” nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes”, tha kompania

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments