Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAGoogle do t’i paguajë 700 milionë dollarë disa shteteve amerikane për shqetësimet...

Google do t’i paguajë 700 milionë dollarë disa shteteve amerikane për shqetësimet e krijuara

Google ka rënë dakord të paguajë 700 milionë dollarë për të zgjidhur një padi të ngritur nga një grup shtetesh amerikane për shqetësimet e konkurrencës me aplikacionet ”App Store Android”. Gjigandi i teknologjisë ra dakord gjithashtu të bëjë ndryshime në mënyrën se si funksionon sistemi Android dhe të lejojë më shumë konkurrencë në dyqanin e tij të aplikacioneve Play. Ky është rezultati i një marrëveshjeje të arritur me prokurorët e përgjithshëm të shtetit në shtator, detajet e së cilës u publikuan nga Wilson White, nënkryetari i Google. Google ra dakord të paguante 630 milionë dollarë në një fond kompensimi që do të shpërndahej për të përfituar konsumatorët sipas një plani të miratuar nga gjykata dhe 70 milionë dollarë në një fond që do të përdoret nga shtetet. Regjistrimet gjyqësore thonë se marrëveshja kërkon që Google t’u ofrojë të gjithë zhvilluesve, përfshirë zhvilluesit e lojërave, mundësinë për të shtuar sisteme alternative të faturimit brenda aplikacionit për të paktën pesë vjet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments