Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREShqipëria dënon sulmin e Lëvizjes Houthi në Detin e Kuq

Shqipëria dënon sulmin e Lëvizjes Houthi në Detin e Kuq

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njofton përmes rrjeteve sociale se ka marrë pjesë në takimin virtual të ministrave, shefave të mbrojtjes dhe përfaqësuesve të lartë të 43 vendeve të NATO-s dhe BE, nën drejtimin e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA Lloyd J. Austin III. Ministri Peleshi shkruan se “Shqipëria i bashkohet zërit të aleatëve, dënojmë me forcë sulmin e Lëvizjes Houthi ndaj anijeve ndërkombëtare në ujërat e Detit të Kuq! Këto sulme janë të papranueshme. Mbështesim lirinë e lundrimit në ujërat ndërkombëtare dhe denoncon çdo akt që kërcënon paqen dhe sigurinë globale”, thekson Peleshi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments