Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKalaja e Libohovës

Kalaja e Libohovës

Kalaja e Libohovës, Monument Kulture i kategorisë së parë ofron tashmë një pamje të re pas ndriçimit. Ky është një ndër projektet prioritare të bashkisë Libohovë me qëllim përmirësimin e infrastrukturës së qytetit dhe promovimit të turizmit në zonë. Projekti përfshiu instalimin e ndriçimit të jashtëm në muret e saj. Ky ndriçim i jep një pamje të bukur dhe tërheqëse për turistët që vizitojnë Kalanë historike të Libohovës. Punimet u kryen nga Agjencia e Shërbimeve dhe Mirëmbajtjes dhe pritet të përfundojnë brenda një periudhe të shkurtër kohore. Me ndriçimin e realizuar kalaja e Libohovës do të jetë një atraksion turistik dhe pritet që turizmi në zonë të rritet e të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe social të qytetit. Kalaja e Libohovës u ndërtua në vitet 1796–1798, pra i përket fundshekullit të 18-të. Ali Pashë Tepelena urdhëroi ndërtimin e saj, për t’ia dhuruar më pas motrës së tij, Shanisha, e martuar në Libohovë. Ajo është e pozicionuar në një pikë dominuese mbi qytetin e sotëm të Libohovës dhe dikur kontrollonte gjithë luginën e Drinos. Brenda kalasë, që sot është e zbrazët, dikur ndodhej rezidenca feudale. Kalaja ka katër kulla shumëkëndëshe nëpër këndet e saj dhe është një fortesë me përmasa të konsiderueshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ