Në akset Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Boboshticë-Dardhë, Bilisht-Kapshticë dhe segmenti Qafë Thanë, që në orët e para të mëngjesit të sotëm edhe gjatë natës, po punohet nga ekipet dhe mjetet për pastrimin e dëborës dhe kriposjen e vazhdueshme. Lajmiu bë i ditur nga prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole, i cili tha se “situata e motit në të gjitha akset mbikqyret rregullisht dhe paraqitet pa problematika”. Jole i bëri apel drejtuesve të mjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. “Megjithatë, në kushtet e borës, drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në këto zona dhe të pajisen me goma dimërore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, tha Jole.
Jole: Pastrim i dëborës dhe kriposje në akset rrugore të qarkut të Korçës
RELATED ARTICLES