Në laboratorin e Konservimit e Restaurimit në Muzeun Ikonografik “Onufri” në Berat përgjatë muajit dhjetor përfundoi ndërhyrja restauruese e ikonës “Shën Gjergji dhe Shën Dhimitri” pjesë e fondit ikonografik në Muzeun “Onufri”. Ikona është vepër e fundit të shek.XIX nga autor anonim me dim. 27 x 60 cm. Skena e cila është kompozuar horizontalisht, paraqet imazhin e dy shenjtorëve mbi kuaj. Majtas është paraqitur Shën Gjergji i hipur mbi kalin e bardhë duke goditur me heshtë dragoin, kurse djathtas paraqitet Shën Dhimitri i hipur mbi kalin e kuq i cili ka goditur me heshtë ushtarin pagan të shtrirë para tij. Të dyja figurat, triumfuese, janë kompozuar bukur brenda një peizazhi. E gjithë ikona spikat për larminë e ngjyrave dhe një frymë gati moderne në artin ikonografik të kohës. Ngjyra, të cilat morën jetë falë ndërhyrjes restauruese të specialistit restaurator Erion Lezi e që së shpejti do të jenë në dispozicion të vizitorëve në hapësirat e Muzeut të Ikonografisë “Onufri”.