Magjia e dëborës në Shelegur të Leskovikut

0
2

Rezervati natyror i Gërmenj-Shelegurit është një vend turistik, i cili ndodhet në rrethin e Kolonjës drejt rrugës për në Leskovik, i rrethuar me male dhe me një natyrë tepër piktoreske. Për të shkuar drejt këtij vendi turistik duhet të ndiqet rruga kombëtare Korçë-Ersekë-Leskovik. Zona ofron pamje mbresëlënëse me liqenin e Shelegurit, një panoramë e mrekullueshme që ndërthuret me kreshtat e vargmaleve të Nemërçkës. Atraksione të tjera turistike janë edhe rrënojat ilire dhe ujëvara e Leskovikut. Turistët e zgjedhin këtë destinacion edhe për të eksploruar larg zhurmë dhe mes ajrit të pastër e natyrës së mrekullueshme, apo për të shijuar ushqimin e tradicional.