Pas takimit trajnues me Administratën e Licensimit, Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar një tjetër takim me përfaqësuesit e klubeve të Abissnet Superiore dhe Kategorisë së Parë, ku i ka informuar në lidhje me mënyrat e plotësimit të kritereve në rregulloren e licencimit. Trajnimi u udhëhoq nga Menaxheri i Licensimit, Eduard Gjini, teksa të pranishëm ishin edhe Administrata e Licensimit të klubeve (ekspertët e të gjitha kritereve). Në këtë takim trajnues u diskutua në lidhje me kriteret që duhet të përmbushin klubet dhe problematikat me të cilat duhet punuar për të përmbushur të gjitha kushtet. Sipas afateve të vendosura nga FSHF dhe UEFA ky proces do të përmbyllet më 31 mars 2024 dhe gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për licencë duhet të paraqesin në Sektorin e Licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur gjashtë kriteret që kërkohen. Kriteret që duhet të plotësohen janë: kriteri sportiv, ai i përgjegjësisë sociale në futboll, i infrastrukturës, kriteri i administratës dhe personelit, kriteri ligjor dhe kriteri financiar. Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve do të organizojë edhe disa takime të tjera trajnuese me të gjitha klubet përgjatë këtyre javëve, ku do të diskutohet se si duhet të plotësohet dokumentacioni për të përfituar në përfundim të procesit licencën për sezonin 2024-2025. Procesi i licencimit të klubeve është një elementet kryesore për të qenë pjesë e kompeticioneve të UEFA-s dhe FSHF-së.