Sunday, November 24, 2024
HomeLAJMESi përgatitet vakti juaj gjatë fluturimit?

Si përgatitet vakti juaj gjatë fluturimit?

A e keni pyetur ndonjëherë veten se si linjat ajrore funksionojnë për nga shërbimi i ushqimeve për qindra pasagjerë të uritur në çdo fluturim? Avionët nuk janë mjediset më të bollshme dhe stafi duhet të përballet me gjithçka, nga turbulencat gjatë shërbimit deri tek mënyra se si lartësia ndikon në shijet tona.

Si rezultat, pjesa më e madhe e ushqimit që shijoni në lartësi të mëdha është përgatitur në tokë, e përshtatur për t’u siguruar që të arrijë në tabakanë tuaj në kohë, dhe të ketë shije të mirë.

Gazetarja britanike Harriet Sime vizitoi së fundmi objektin e hotelierisë së British Airways pranë aeroportit Gatwick për të parë prapaskenat e procesit për MailOnline. E drejtuar nga Newrest Catering, hapësira sheh 350 punonjës që punojnë si një makineri e përgatitur mirë për të prodhuar 4500 vakte në ditë në një shkallë industriale.

Kuzhinierët gatuajnë çdo përbërës në enë gjigante dhe furra të mëdha, përpara se gjithçka të transferohet në një ftohës. Më pas, ushqimi çohet në një ‘dhomë plating’ e cila mbahet në 8C, me punëtorët që shtojnë përbërës në kontejnerë me dorë.

Stafi inspekton herë pas here për të siguruar që porcionet dhe shijet janë të duhura.

Përafërsisht 90% e ushqimit të bërë në objektin e Neërest është për BA , ato i ofrojnë linjës ajrore 52,000 bukë, 47,000 ëmbëlsira, 20,000 shishe verë të gazuar, 45,000 verë të kuqe dhe 20,000 kanaçe birre çdo javë. Shërbehet në bord brenda një dite nga përgatitja, por kjo ndryshon në varësi të transportuesit dhe ofruesit të ushqimit të përdorur. Krahas British Airëays, Neërest punon gjithashtu me Air Mauritius, Air Transat, Delta dhe Vueling, ndërsa kompani si LSG Sky Chefs dhe Gate Gourmet shërbejnë të tjera linjat ajrore.

Menutë janë krijuar me kujdes për të punuar me ajrin e thatë në bord, ku ushqimet pikante dhe të kripura priren të kenë shije më të mirë. Kjo është e njëjta arsye pse disa stjuardesa preferojnë të marrin ushqimet e tyre më të shëndetshme gjatë udhëtimit.

“Ju humbni rreth 30% shijet tuaja, kështu që ne duhet ta faktorizojmë këtë në gatimin tonë,” shpjegon shefi ekzekutiv i BA Mark Brega.

Nuk do ta kapni as kapitenin dhe bashkëpilotin e fluturimit duke ngrënë të njëjtën gjë. Pastërtia dhe siguria janë thelbësore si në fazën e përgatitjes ashtu edhe në fluturim, kështu që nëse ndodh më e keqja dhe karrocat e hotelierisë nuk e ftohin ushqimin siç duhet, ekuipazhi duhet të gjejë opsione të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments