Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Izraeli fillon testimin e përmbytjes së rrjetit të tuneleve të Gazës

 Izraeli fillon testimin e përmbytjes së rrjetit të tuneleve të Gazës

Ushtria izraelite po teston përmbytjen e tuneleve të përdorura nga grupi islamik Hamas nën Rripin e Gazës, raportojnë mediet amerikane. ”Uji i detit do të pompohet në disa tunele për të testuar nëse metoda është e përshtatshme për shkatërrimin në shkallë të gjerë të metrosë”, njoftoi televizioni amerikan CNN të martën, duke cituar një zyrtar amerikan të informuar për incidentin. Për aktivitetin e IDF-së raportoi edhe gazeta amerikane ”The Wall Street Journal”. Rrjeti i tunelit vlerësohet të jetë afërsisht 500 kilometra i gjatë. Megjithatë, ushtria izraelite supozon se shumë nga 135 pengjet e rrëmbyer në Izrael po mbahen në tunele. Izraeli kishte informuar Shtetet e Bashkuara se vetëm tunelet ku nuk dyshohej për pengje do të përmbyten. Në një konferencë për shtyp, presidenti amerikan Joe Biden u pyet për përmbytjen e disa pjesëve të tunelit. Ai u përgjigj “thuhet se …nuk ka pengje në asnjë nga këto tunele. Por, unë nuk e di këtë me siguri”. Sipas ushtrisë izraelite, Hamasi ka ndërtuar një sistem të madh tunelesh nën Rripin e Gazës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments