Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREDhjetori i festave në Gjirokastër

Dhjetori i festave në Gjirokastër

Në qyetin e Gjirokastrës u ndezën sot dritat e pemës së Krishtlindjes, duke sjellë atmosferë të gëzueshme. Dekori festiv i shtrirë në të gjitha rrugët e qytetit të gurtë, i ka dhënë një pamje mahnitëse zonës historike ku në Pazarin karakteristik të Gjirokastrës është ngritur këndi i festave. Atmosfera me drita dhe zbukurime kthyer tashmë në traditë, në prag të festave të fundvitit e ka kthyer qendrën e Gjirokastrës në një miniqytezë festash, që tërheq vëmendjen e të gjithë atyre e vizitojnë. Gjirokastra është një nga qytetet më të vjetra ne Shqipëri, e njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, ajo është një nga pikat kryesore të turizmit në vendin tonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments