Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISipërmarrësit austriakë interes për të investuar në sektor potencial

Sipërmarrësit austriakë interes për të investuar në sektor potencial

Sipërmarrësit austriakë gjithnjë e më shumë po rrisin interesin për të investuar në sektor potencial të ekonomisë në Shqipëri. Advantage Austria Albania, filiali zyrtar i Dhomës Federale Ekonomike të Austrisë, prezantoi në panairin ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group, tetë kompani austriake që kanë interes për të hyrë në tregun shqiptar. Marlinda Zotaj, shefe e Dhomës Federale Ekonomike të Austrisë në Shqipëri, tha në një intervistë për ATSH-në, se “detyra e institucionit tonë, është pikërisht të sjellim interesin austriak në Shqipëri dhe të krijojmë kushtet për futjen e sa më shumë investitorëve austriakë në tregun shqiptar”. Sipas Zotaj, biznesi austriak sheh me interes për investime në Shqipëri sektorët e teknologjisë, bujqësisë, energjisë së rinovueshme, infrastrukturës, të cilat janë sektorë ku Austria është lider botëror. Tetë kompanitë e regjistruara në panairin e këtij viti, përfshijnë sektorët e inxhinierisë, ndërtimit, sektorin ushqimor, konsulencës, shërbime dhe të gjitha kanë një të përbashkët partneritetin me Shqipërinë. Zotaj, vuri në dukje se ka një interes të shtuar të investitorëve austriakë për tregun shqiptar, të cilët po rikthehen me projekte të reja në fushën e energjisë të rinovueshme, energjisë së erës, përveç tregut të sigurimeve që mbulohet gati 60 përqind nga firma austriake dhe shërbimet në sektorin bankar. “Pas pandemisë ka patur interes të lartë edhe tregu i punësimit. Në këtë mënyrë, përmes bashkëpunimeve u mundësohen studentëve praktika ose shkëmbim eksperiencash në firma austrike, ose mundësi punësimi për profesionistë sipas kërkesave të tregut austriak, për të provuar jetën dhe punën në Austri”, u shpreh Zotaj. Zotaj tha se, “Dhoma Federale Ekonomike e Austrisë në Shqipëri është pjesëmarrëse në Panairin e Klikut prej disa vitesh”, teksa vlerësoi organizimin e këtij eventi në shërbim të krijimit të mundësive te reja, për bashkëpunime dhe investime në sektorë potencial të ekonomisë shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments