Tuesday, October 22, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREVon der Leyen : Dialog me Kinën dhe jo ndarje

Von der Leyen : Dialog me Kinën dhe jo ndarje

Ne nuk duam një shkëputje nga Kina. E bëmë këtë me Rusinë, por jo me Kinën. Le të shmangim keqkuptimet. Ne nuk duam një marrëdhënie të padrejtë me Kinën, deklaroi sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një intervistë për European Newsroom, ku ATSH është anëtare me të drejta të plota. “Ne duhet të vendosim drejtësinë në marrëdhëniet tona, ky është qëllimi ynë. Ne kemi një dialog intensiv, është hera e dytë këtë vit që udhëtoj në Kinë. Ne kemi pasur dialog të nivelit të lartë, që ka treguar se si duam të angazhohemi”, shpjegoi më tej Von der Leyen lidhur me raportet me Pekinin. ”Mendoj se është në interesin e Kinës që të ketë marrëdhënie të drejta dhe të qëndrueshme me BE-në”, theksoi Von der Leyen. ”BE-ja nuk do të tolerojë një çekuilibër në tregtinë e saj me Kinën në një afat të gjatë”, shtoi ajo. ”Udhëheqësit evropianë nuk do të tolerojnë në afat të gjatë një çekuilibër në tregtinë me Kinën dhe ne kemi mjete për të mbrojtur tregun tonë”, tha Von der Leyen duke pohuar preferencën e saj për zgjidhje të negociuara. ”E prita shumë mirë angazhimin e Kinës në çështjet globale, ku Pekini ka një rol shumë të rëndësishëm. Lidhur me Ukrainën, Kina është anëtare e Këshillit të Sigurimit dhe ka përgjegjësi specifike”, shtoi Von der Leyen, e cila do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë. ”Anashkalimi i sanksioneve është diçka që na shqetëson. Ne do t’i kërkojmë Kinës të veprojë dhe do të shohim se cila do të jetë përgjigjja e tyre”, shpjegoi Von der Leyen lidhur me sanksionet e Pekinit kundër anëtarëve të PE-së. ”Unë gjithmonë i kam konsideruar këto sanksione të pajustifikueshme dhe unë do ta nxis Kinën t’i rivlerësojë ato”, nënvizoi Von der Leyen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments