Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREFortifikimi i Ganjollës

Fortifikimi i Ganjollës

Një pasuri arkeologjike e zonës së Shkodrës është edhe Fortifikimi i Ganjollës, që gjendet mbi fshatin me të njëjtin emër. Fortifikimi i Ganjollës ndodhet në rrugën Shkodër-Vau i Dejës, në malin e Sheldisë, në lartësinë rreth 300 m. Ai ka një sipërfaqe që shkon rreth 1 ha dhe është ndërtuar mbi një platformë shkëmbore. Fragmentet e qeramikës e datojnë atë në fillim të Periudhës së Parë të Hekurit. Muret janë punuar me gurë të vegjël, kurse kulla drejtkëndëshe është ndërtuar me gurë të punuar në mënyrë të rregullt. Gërmimet e zhvilluara në këtë zonë dallojnë dy periudha banimi aty, duke pasur një ndërprerje të gjatë kronologjike mes tyre. Periudha e parë – Ganjolla I i përket periudhës së Bronzit të Hershëm dhe përfaqësohet nga fragmente, relativisht të vogla në numër, qeramike të përdorimit të përditshëm. Kanë ngjyrë të errët, rrallë kafe në të kuqe, të veshura me krem ​​pa ndriçim. Ndërsa periudha e dytë – Ganjolla II i përket shekujve II – I para Krishtit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments