Wednesday, April 23, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE8 artistë , në ekspozitën “Vazhdë”

8 artistë , në ekspozitën “Vazhdë”

Bazament Art Space, Tirana Art Lab dhe Instituti Italian i Kulturës në Tiranë kanë organizuar eventin “Vazhdë”, një ekspozitë e kuruar nga pjesëmarrësit e edicionit të parë të programit arsimor alternativ “Kurim me Përkujdesje”, mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë. Artistët pjesëmarrës janë: I mirënjohuri Anastas Kostandini së bashku me vajzat e tij, Ledia e Mariana Kostandini, Theo Napoloni, Anxhela Pipero, Merita Selimi, Kairo Urovi dhe Agrina Vllasaliu. Tetë artistë, reflektojnë mbi aktin e përcjelljes së njohurive ndër breza si një element themelor i njerëzimit. Ky transferim është më shumë sesa thjesht shkëmbim informacioni, ka të bëjë me përcjelljen e shpresave, ëndrrave, traumave dhe metodave të mbijetesës. Ai mishëron vetë thelbin e të qenit njerëzor, duke formësuar veprimet dhe reflektimet tona si individë dhe si hallka të rëndësishme në zinxhirin e historisë sonë kolektive. Ekspozita “Vazhdë” reflekton mbi identitetin individual dhe vendin që secili zë brenda një narrative më të gjerë: ku çdo brez kontribuon në këtë histori të vazhdueshme, duke shtuar dhuntitë dhe perspektivat e veta unike. Kjo lidhje midis brezave nuk ka të bëjë vetëm me ruajtjen e së kaluarës, por edhe me reflektimin dhe metabolizimin në të tashmen për të formësuar siç duhet të ardhmen. Ekspozita e cila do të qëndrojë e hapur deri më 14 dhjetor, është kuruar nga Pediona Dautaj, Klaudia Fagu, Kleidia Gjata, Lulzim Hoti, Beskida Kraja, Resina Meçani, Grejsi Rudi, Enza Rripaj, Redina Qose, Vesa Shahini, Era Tula, Fabio Toska.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ