Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPutin rrit numrin e ushtarëve me 170 mijë njësi

Putin rrit numrin e ushtarëve me 170 mijë njësi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin rriti të premten numrin e ushtarëve në forcat ruse me rreth 170 mijë, duke e çuar numrin e personelit ushtarak në më shumë se 2.2 milionë, “Putini nënshkroi një dekret për rritjen e personelit të Forcave të Armatosura Ruse në 2.209.130, përfshirë 1.320.000 ushtarë”, njoftoi Kremlini. Vendimi ka hyrë në fuqi ditën e nënshkrimit të vendimit. Sipas dekretit të Putinit, i cili hyri në fuqi më 1 janar, ushtria kishte 2.039.758 personel, përfshirë 1.150.628 ushtarë. Krahasuar me rregulloren e mëparshme, numri i ushtarëve është rritur me 169.372. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se pavarësisht rritjes së numrit të ushtarëve, nuk ka plan për rritje të ndjeshme të mobilizimit. Numri i trupave thuhet se është rritur për shkak të kërcënimeve në rritje të lidhura me “operacionin special ushtarak” në Ukrainë dhe zgjerimin e NATO-s. Rritja e Forcave të Armatosura shihet si një reagim ndaj aktiviteteve të NATO-s.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments