Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETACOP28 – Spanja premton 20 milionë dollarë për fondin e klimës

COP28 – Spanja premton 20 milionë dollarë për fondin e klimës

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka premtuar 20 milionë euro (22 milionë dollarë) për të kompensuar vendet më të prekura për dëmet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Sanchez njoftoi sot ndihmën në konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën në Dubai. Një ditë më parë, Gjermania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe premtuan secila 100 milionë dollarë. Sánchez tha se kriza klimatike është shkatërruese, ndërsa bota mbetet shumë larg arritjes së synimeve klimatike të vendosura në Paris në 2015. Kryeministri spanjoll tha se konferenca dyjavore e Klimës COP28 ofron një mundësi për të miratuar një axhendë të re, më të fortë dhe të drejtë klimatike. “Synimet klimatike duhet të vendosen në qendër të politikës ekonomike dhe financiare, duhet të krijohen tregje të fuqishme të karbonit dhe liria financiare e vendeve më të prekura duhet të rritet”, tha Sánchez.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments