Reshjet që përfshinë vendin në ditët e fundit kanë përmirësuar situatën hidrike në kaskadën e Drinit. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi se ka shitur 25 700 MWh energji për periudhën 28 nëntor – 3 dhjetor. KESH ka arritur të shesë këtë sasi energji në 2 lote. Në lotin e parë ka shitur 14 400 MWh energji përkundrejt një çmimi prej 117.77 euro/MWh. Në lotin e dytë ka shitur 11 400 MWh energji me një çmim të ponderuar prej 96.14 euro/MWH. Në total KESH ka arritur të arkëtojë në buxhetin e saj mbi 3.6 milionë euro. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në tremujorin e tretë të vitit u rrit me 17.5 %, duke arritur vlerën 1.611 GWh nga 1.371 GWh energji të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2022. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 76.7 %, nga hidrocentralet private dhe koncesionare në masën 21.5 % dhe nga të tjerë prodhues (fotovoltaik) në masën 1.8 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.