Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAIndustria e drurit në Kosovë

Industria e drurit në Kosovë

Është hapur konventa e gjashtë e Industrisë së drurit për të cilën tema e këtij edicioni të Industrisë së drurit është konkueshmëria, eksporti dhe potenciali i Industrisë, përpunimit të drurit si industria me zhvillimin më dinamik në vend. Me këtë rast, kompanitë vendore të përpunimit të drurit kanë ekspozuar produktet më të reja që prodhohen ne Kosovë dhe për të pranishmit do të prezantojnë edhe mënyrën e përpunimit të drurit deri në arritjen e modelit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se industria e drurit ka potencial për të rritur ekonominë e vendit dhe shërbime që lidhen me industrinë në përgjithësi. Ai theksoi se përmes politikës industriale synojnë që deri në vitin 2030 të transformohet në një industri të integruar globale. Po ashtu, ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se Kosova ka potencial në sektorin e Industrisë. Ajo tha se MINT-i ka të projektuar politikën tregtare për t’i dalë në ndihmë sektorëve të prodhimit dhe vendit për tu zhvilluar ekonomikisht. Me këtë rast, kryetari i bordit të Shoqatës për Përpunimin e Drurit të Kosovës (SHPDK-së), Zenel Kelmendi tha se industria e drurit në Kosovë në vitet e fundit ka pasur një zhvillim të hovshëm në teknologji edhe në hapësirat përpunuese. Ai tha se synojnë për ura bashkëpunimi dhe produkte të cilësisë të lartë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments