Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBSH: Kursimet u shtuan me 1 miliard euro në një vit

BSH: Kursimet u shtuan me 1 miliard euro në një vit

Kursimet në lekë dhe valutë të individëve dhe biznesit në sistemin bankar, kanë shënuar një ecuri pozitive gjatë muajit tetor të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit tetor, stoku i depozitave në lekë arriti në 547.5 miliardë lekë, me një rritje prej 0.75% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 4 miliardë lekë më shumë. Në tetor, rritja e kursimeve në lekë është ndikuar nga korporatat jofinanciare ashtu dhe nga individët, kryesisht në llogari kursimi pa afat. Ndryshe nga kursimet në lekë, ato në valutë kanë shënuar rritje të qëndrueshme vitet e fundit. Në fund të tetorit, stoku i kursimeve në euro arriti në 7.26 miliardë euro, me një rritje prej 1% në krahasim me muajin e mëparshëm, ose 75 milionë euro më shumë, e ndikuar si nga bizneset, ashtu dhe nga individët. Ndonëse me ritme të ngadalësuara, rritja ka vijuar edhe në shtator e tetor, teksa në gusht kursimet në valutë panë zgjerimin më të madh prej 286 milionë euro, të ndikuara nga efektet sezonale, por dhe prurjet pozitive në turizëm. Zgjerimi i sezonit turistik përtej muajve tradicionale të verës, duket se po ndikon në ecurinë e mirë të depozitave dhe në shtator e tetor. Me bazë vjetore (tetor 2023/tetor 2022), depozitat në euro janë rritur me 17%, ose 1.05 miliardë euro më shumë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments