Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREÇfarë problemi shëndetësor shqetëson Laura Pausinin?

Çfarë problemi shëndetësor shqetëson Laura Pausinin?

Gjatë episodit të fundit të Eurovision Song Contest 2022, Laura Pausini ka munguar në skenë për rreth njëzet minuta, pak para se të shpallej fituese e edicionit (Ukraina me këngën e Kalush Orkestrës), duke ia lënë skenën Alessando Cattelan dhe Mika, shkruan vanityfair.it. Pas kthimit në skenë, këngëtarja tha se ishte “shumë emocionuese”. U përfol për rënie të presionit të gjakut, por edhe për një debat të dyshuar me dy konduktorët e tjerë. Tani, megjithatë, ne e dimë se ato nuk ishin arsyet e vërteta. E ftuar në Domenica In, Laura Pausini, duke folur për menaxhimin e ankthit të skenës, i tha Maria Venierit se që kur ishte e vogël kishte pasur një problem shumë të vogël me zemrën: takikardi paroksizmale supraventrikulare. ”Më ndodhi kur prezantoja Eurovizionin natën e fundit: Nuk kam pasur kurrë një problem kaq të fortë më parë. Në thelb them gjithmonë takikardi, dhe kjo situatë më besdis”, shtoi ajo. Por për çfarë bëhet fjalë? Takikardia paroksizmale supraventrikulare është një aritmi e karakterizuar nga një përshpejtim i menjëhershëm i rrahjeve të zemrës dhe e ka origjinën nga pjesa e zemrës që është anatomikisht mbi ventrikuj. Karakteristika kryesore e tij është fillimi i papritur, i cili e dallon atë nga format e tjera të palpitacioneve, në të cilat fillimi, megjithatë, është gradual.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments