Moti i keq me reshje shiu që ka përfshirë vendin ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informoi se gjatë në orët e para të mëngjesit kanë filluat reshjet e dëborës nëValbonë, Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Bilisht-Miras ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës. Sipas ARRSH-së, temperaturat kanë qenë në rritje. Po ashtu gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në: Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vau i Dejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë, rrëshkitje dheu në Klos-Qafë Buall. ARRSH informoi se janë marrë masat e nevojshme nga grupet e punës të mirëmbajtjes për pastimin e akseve. “Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale”, bën të ditur ARRSH. ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.