Një aeroplan ushtarak amerikan me tetë persona në bord është rrëzuar pranë Japonisë. Roja bregdetare e Japonisë tha se avioni Osprey u rrëzua në brigjet e ishullit Yakushima në Japoninë jugperëndimore, njofton Kyodo News. Roja Bregdetare njoftoi se aksidenti u njoftua rreth orës 14:45 sipas kohës lokale. Mediat raportojnë se rrënojat e avionit me siguri janë gjetur pranë vendit të rrëzimit, por ende nuk ka asnjë lajm për fatin e anëtarëve të bordit.