Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEShqipëria feston sot 79-vjetorin e Çlirimit

Shqipëria feston sot 79-vjetorin e Çlirimit

Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 79-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Këtë datë politika e feston e ndarë. Të majtët respektojnë 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 Nëntor. Gjithashtu do të zhvillohen edhe disa aktivitete të tjera, ku në sheshin “Skënderbej”, do të mbahet sonte koncert festiv ose siç njihet ndryshe Nata e Bardhë. Prej 7 prillit 1939, Shqipëria gjendej nën vargonjtë e pushtimit fashist. Pas kapitullimit të Italisë në vjeshtë të vitit 1943, vendi pushtohet nga forcat gjermane. Në dalje të nëntorit 1944, pas çlirimit të Tiranës, u çliruan edhe një pjesë e konsiderueshme e qyteteve në veri. Çlirimi i Shkodrës shënoi edhe ditën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi gjerman.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments