Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave uroi sot 111-vjetorin e Pavarësisë duke sjellë përmes fotove manifestimet e zhvilluara në Vlorë, në përvjetorin e parë të shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1913. Më 28 nëntor të vitit 1443, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, ngriti flamurin në Krujë. “Lirinë nuk jua solla unë po e gjeta këtu në mes tuaj”, citohet të ketë thënë Zoti i Arbërisë, heroi ynë kombëtar, duke iu drejtuar turmës entuziaste. Më 28 nëntor 1912, në nëntorin e dytë, Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. “Me një zâ venduan që Shqipëria të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”. Në këtë kryedatë të shënuar në historinë e kombit shqiptar, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) uroi gëzuar 111-vjetorin e Pavarësisë.