Masat ajore të ngrohta dhe të pasura me lagështirë që po futet drejt rajonit të Ballkanit do të ndikojnë në kushtet e motit dhe në temperaturat e ajrit në Republikën e Kosovës, duke berë që vranësirat e dendura të gjenerojnë reshje të shumta dëbore dhe reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në të gjithë Kosovën. POR sërisht minimalet do të vijojne të jenë në vlera negative gjatë mëgjesit dhe mbrëmjes. Temperaturat e ajrit do të pësojnë serisht RRITJE si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 8°C. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR pritet të forcohet pasdite dhe në mbrëmje duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi permanent Jugor.
Territori i Maqedonise së Veriut do të përfshihet nga masa ajorre më të ngrohta duke sjellë rritje të menjëherëshme me rreth 3 gradë në të dyja vlerat ekstremale ditore, POR sërisht mbetet në vlera negative gjatë mëngjesit. Gjithashtu do të shtohen vranësirat dhe lagështira në ajër duke bërë që të kemi rreshje në forme dëbore në të gjithë MV. POR do të ketë herë pas here edhe rrebeshe shiu gjatë mesditës në zonat Jugore dhe perëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë serisht RRITJE si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 6°C. Era do të fryjë mesatare pardite dhe e forte gjatë pasdites dhe mbrëmjes duke arritur shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi permanent Jugor.
Duke përjashtuar dy skjajet e Europës: Gadishulli Skaninav si edhe gadishulli Iberik KU moti do të jetë i qëndrueshem dhe kthjellimet do të jenë dominante. E gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Konkretisht; Ishujt Britanike` si edhe Europa Qëndrore do të dominohen nga rrebeshe shiu, stuhi të forta ere si edhe reshje dëbore në zonën e Alpeve. PO ashtu; pellgu i Mesdheut do të mbizotërohet nga reshje të dendura shiu si edhe dëborë të konsiderueshme në zonat malore, here pas here priten edhe mini- stuhi të forta ere.