Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALEPolicia e Elbasanit rrit prezencën në akset rrugore

Policia e Elbasanit rrit prezencën në akset rrugore

Në qarkun Elbasan, shërbimet e Policisë kanë rritur prezencen në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq. Sipas njoftimit nga Policia e këtij qarku, aktualisht në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë kanë nisur reshjet e dëborës, dhe deri tani, ky aks është i kalueshëm. Kontraktorët jane në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës. Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëror, të ndjekin udhëzimet e sherbimeve tona te Policisë Rrugore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments