Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI“Artizanët mes së shkuarës dhe së ardhmes”

“Artizanët mes së shkuarës dhe së ardhmes”

Artizanët e Krujës, së bashku me përfaqësues nga bashkia, komunitetin vendas, Ministria e Kulturës, Delegacioni i BE-së dhe UNOPS, morën pjesë në një ceremoni për të festuar arritjet e projektit “Artizanët mes së shkuarës dhe së ardhmes”, zbatuar nga Fondacioni Progress dhe i mbështetur nga programi i granteve EU4Culture. Gratë artizane u përfshinë në 12 seanca trajnimi, me në qendër përdorimin e mediave sociale dhe krijimin e përmbajtjeve tërheqëse nga ana vizuale që të marketohen, tregtohen, dhe shiten online në mënyrë të suksesshme. Si pjesë e projektit, një tabelë informative digjitale është instaluar në hyrje të Pazarit të Vjetër të Krujës, duke shërbyer si një burim i vlefshëm për turistët që kërkojnë informacion mbi artizanët dhe sitet e trashëgimisë kulturore lokale. Për më tepër, kjo tabelë do të përdoret nga bashkia për shpalljet me rëndësi për komunitetin

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments