Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALE“Shtëpia e arbëreshëve”, një muze artefaktesh e dëshmish

“Shtëpia e arbëreshëve”, një muze artefaktesh e dëshmish

Pas shekujsh mërgim, arbëreshët “kthehen” në shtëpinë e tyre dhe pikërisht në Krujën e Skënderbeut ku do të hapet muzeu në nderim të kultivuesve të palodhur dhe besnikë të gjuhës shqipe dhe traditave shqiptare në shekuj. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar në rrjetet sociale detaje nga “shtëpia e arbëreshëve. “Ditën Arbëreshe e mbyllëm me një premtim: të ngremë Shtëpinë e Arbëreshëve, bash në Krujën e Skënderbeut, pas rënies së të cilës u larguan shekuj më parë”, shprehet ministrja. Margariti thekson se ky premtim do të bëhet realitet jo thjesht në formën e një muzeu artefaktesh e dëshmish për ruajtjen e gjuhës e traditave të të parëve, por edhe si një hapësirë dialogu dhe komunikimi mes brezash.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments