Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALEAKU: 102 masa paralajmërimi për mangësi në sigurinë ushqimore

AKU: 102 masa paralajmërimi për mangësi në sigurinë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë javës 13-19 nëntor ka kryer në shkallë vendi mbi 2099 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare ushqimore, në kuadër të planit të masave për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit. Sipas AKU-së, 1441 inspektime janë kryer në pikat e kalimit kufitar, nga ku janë marrë dhe 199 mostra për analiza laboratorike. Nga kontrollet e kryera, janë asgjësuar 92183 kg produkte që kanë rezultuar jashtë standardeve për konsum, ndërsa janë bllokuar 32.5 litra produkte të tjera për mungesë dokumentacioni. Për shkeljet e konstatuara AKU ka vendosur 7 masa administrative gjobë në vlerën 1 100.000 lekë, si dhe ka dhënë 102 masa administrative paralajmërime për mangësitë e evidentuara. AKU i bën apel subjekteve të respektojnë standardet dhe rregullat e sigurisë ushqimore, teksa njofton se vijon intensifikimi i kontrolleve në shkallë vendi në të gjitha subjektet tregtare ushqimore, magazina apo njësi të shërbimit ushqimor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments