Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE 1,5 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën

BE 1,5 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën

Bashkimi Evropian ka disbursuar 1,5 miliardë euro (1,6 miliardë dollarë) si mbështetje financiare për Ukrainën, për të ndihmuar qeverinë në Kiev të mbulojë nevojat e saj të menjëhershme për financim. Ndihma e Komisionit Evropian këtë vit, ka arritur në 16,5 miliardë euro. “Mes luftës së agresionit të Rusisë, ndihma financiare e BE-së ka rezultuar e dobishme për stabilitetin ekonomik të Ukrainës dhe për vazhdimësinë e shërbimeve të saj thelbësore publike”, tha në një deklaratë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Duke përfshirë edhe ndihmën ushtarake, mbështetja e përgjithshme e BE-së për Ukrainën arrin në 85 miliardë euro që nga pushtimi i plotë i Rusisë, në shkurt të vitit 2022. Komisioni i ka premtuar Ukrainës 50 miliardë euro deri në vitin 2027. Këtë vit, buxheti i shtetit ukrainas po financohet me 41 miliardë dollarë, ose rreth 60% e totalit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments