Monday, October 21, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREAltin Goci koncert recital më 23 nëntor

Altin Goci koncert recital më 23 nëntor

Këngëtari i njohur Altin Goci, një nga figurat më të dashura të muzikës shqiptare që prej viteve ‘90-të, vjen më 23 nëntor me një super-koncert nostalgjik. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj postoi sot videon promovuese të koncertit dhe i fton të gjithë të bëhen pjesë e tij. “Tirana flet pop-rock më 23 nëntor. Altin Goci, një nga figurat më të dashura që prej viteve ‘90-të, ju pret në një super-koncert nostalgjik.Bëhu grup dhe shijoje. Në orën 17:30 në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhokse”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale. Altin Goci prej shumë vitesh është një vlerë e shtuar e krijimtarisë muzikore shqiptare. Grupi “Ritfolk”, ku Goci ishte pjesë, ishte ndër të parët që futi frymën e grupeve muzikore në Shqipëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments