Monday, April 21, 2025
HomeMJEDISLaguna e Nartës, oaz i shpendëve migratorë

Laguna e Nartës, oaz i shpendëve migratorë

Turizmi i vëzhgimit të shpendëve ujorë po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri. Ky lloj turizmi është një mundësi e mirë për të afruar njerëzit me shpendët dhe për t’u treguar atyre se çfarë tiparesh dhe vlerash ka secili shpend. Administrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë ka zhvilluar një vëzhgim të shpendëve në lagunën e Nartës për të njohur më nga afër situatën aktuale. “Laguna e Nartës është një oaz i shpendëve të ujit, e cila krijon habitate mjaft të përshtatshme për periudhën dimërore, ku një numër i madh i shpendëve migratorë kanë filluar të popullojnë lagunën”, theksoi Agjencia kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Turizmi i vëzhgimit të shpendëve apo kafshëve të egra, tashmë po kthehet në një lëvizje të vërtetë turistike edhe për vendin tonë. Kjo lagunë përfaqëson një territor me një shumëllojshmëri shpendësh, të cilët gjejnë aty një habitat të përkryer për të folezuar apo dimëruar. Një shfaqje biodiversiteti, që mes të tjerash përbën edhe një hallkë të rëndësishme të zinxhirit të mbijetesës së shpendëve, në sezonet e shtegtimit. Kjo lagunë, pjesë kyç e korridorit të shtegtimit të Adriatikut lindor, përbën një nga ekosistemet ligatinore më të rëndësishme të Shqipërisë. Ky territor mbart një numër të konsiderueshëm shpendësh, shumë prej të cilëve gjenden të listuar në direktivën evropiane të shpendëve, si dallëndyshja e detit (Glareola pratincola), sqepbiza (Recurvirostra avosetta) apo dallëndyshja e detit ballëbardhë (sternula Albifrons).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ