Deri në mesditë; vranësirat e dendura dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese në pothujase gjithë vendin tonë, përjashtuar zonat veriore dhe veriperëndimore KU do të ketë reshje të izoluara shiu e dëbore në lartë mbi 1000 m. Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë territorin e vëndit KU nuk do të mungojnë edhe rrebeshet në zonat veriperëndimore dhe zona të izoluara në qendër të territorit. Në zonat e thella malore do të ketë gjithashtu; reshje të pakta dëbore, kryesisht në Juglidnje të shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në të dy vlerat ekstrremale ditore duke u luhatur nga 2°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.