Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete tha se, “buxheti i vitit 2024 synon një rritje ekonomike të qëndrueshme, shpërndarje të mirëqënies për qytetarët, mbështetjen e punësimit cilësor, si edhe mbrojtjen e kategorive sociale, duke vijuar në të njëjtën kohë konsolidimin e mëtejshëm fiskal”. Sipas tij, për herë të parë, Buxheti 2024 tejkalon 7 miliardë euro shpenzime publike të planifikuara dhe në të njëjtën kohë projekton uljen e borxhit publik, për herë të parë që nga viti 2011, nën nivelin 60%. “Synimi i këtij buxheti është t’i përgjigjet fazës së re të zhvillimit të ekonomisë dhe të mbështesë vijimin e reformave të nisura për ta afruar vendin më pranë integrimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Mete.
Buxheti 2024: Mbi 7 miliardë euro shpenzime publike
RELATED ARTICLES