Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALENisma “Qyteti si pëlhurë”

Nisma “Qyteti si pëlhurë”

“Qyteti si pëlhurë” titullohet nisma për të rijetësuar godinat e vjetra të Shkodrës. Artistët e muraleve në Shkodër e shumë nxënës nga shkollat 9-vjeçare kanë punuar së bashku për realizimin e kësaj nisme, mundësuar nga bashkia Shkodër. Ish-Thertorja pranë Urës së Bunës është objekti i parë që po gjallërohet plot ngjyra me motive tradicionale. Bashkia e Shkodrës po kryen një sërë investimesh në qytet si rikonstruksioni i rrugëve, vendosja e ndriçimit LED, vendosja e konteinerëve për mbeturinat, etj. Shkodra tërheq një numër të lartë turistësh gjatë gjithë stinëve të vitit, për të shijuar plazhet e Velipojës dhe sitet kulturore, ushqimin fantastik dhe natyrën e pashoqe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments