Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni, Europa Moti-E Hënë,20 Nëntor 2023

Rajoni, Europa Moti-E Hënë,20 Nëntor 2023

Pjesa e parë e ditës; do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat Veriore dhe verilindore do të ketë vranësira disi më të dendura. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë republikën e Kosovës, shtim të theksuar të vranësirave dhe rritje të lagështirës në ajer në të gjithë republikën e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në orët e mëngjesit dhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 8°C. Era do të fryjë e fotohte dhe e fortë me shpejtesi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe verilindor.

Republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme gjatë gjithë ditës së hënë, duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët POR të ftohtë si pasoje e qarkullimit të masave të ftohta me origjinë nga poli i veriut. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta dhe shtim të lagështireës në ajër në të gjithë MV, kjo do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në orët e mëngjesit dhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 9°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtesinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Verilindor.

Rajoni i Balltikut si edhe Europa Veriore do të PARAQITEN nën mbziotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që reshjet e dëborës dhe ngricat të jenë preznetë përgjatë gjithë-24 orëshit.  PO ashtu; vijon problematike situata në Britaninë e madhe si edhe disa zonat Qëndrore të kontinentit me rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere NDERSA moti i  kthjellët POR relativisht i ftohtë do të mbizotërojnë në; Europën Jugperëndimore, Gadishullin e Ballkanit, brigjet e detit Egje dhe të zi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments