Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE “Frontex”: Numri i kalimeve të parregullta kufitare më i larti që nga...

 “Frontex”: Numri i kalimeve të parregullta kufitare më i larti që nga viti 2015

Rreth 331 600 persona u përpoqën të hynin në Bashkimin Evropian në mënyrë të parregullt në 10 muajt e parë të vitit, numri i kalimeve të parregullta kufitare më i larti që nga viti 2015, njoftoi sot agjencia e mbrojtjes së kufijve të BE-së, “Frontex”. Vetëm në tetor, “Frontex” regjistroi 49 600 përpjekje të tilla, një rritje prej 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas agjencisë, një pjesë e tyre ishin refugjatë dhe migrantë që iknin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Numri i personave që ikën nga Maroku, Senegali dhe Saharaja Perëndimore në Ishujt Kanarie, e njohur si rruga e Afrikës Perëndimore, pothuajse u dyfishua nga viti në vit në 27 700. “Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i regjistrimit të statistikave në vitin 2009”, tha agjencia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments