Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit të rehabilitimit urban të njësisë administrative Gjinar, në Elbasan. Sipas këtij vendimi pronarët do të kompensohen me një vlerë të përgjithshme prej 4 229 904.04 lekësh, e cila do të përballohet nga Bashkia Elbasan. Afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij. Pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Elbasan.