Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIPseudoefedrina në ilaçet e ftohjes rrit rrezikun e goditjes në tru dhe...

Pseudoefedrina në ilaçet e ftohjes rrit rrezikun e goditjes në tru dhe atakut në zemër

Personat që përdorin ilaçe me pseudoefedrinë për të lehtësuar simptomat e ftohjes rrezikojnë të preken nga goditja në tru dhe ataku në zemër, paralajmëroi Agjencia Kombëtare Franceze për Sigurinë e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (ANSM), sipas të përditshmes italiane “Il Messaggero”. Ilaçet, të cilave i referohet paralajmërimi i agjencisë, të ashtuquajtura vazokonstriktorë, përdoren për të zhbllokuar hundën. Më popullorja? Actifed, Dolirhume, Nurofen Rhume, Humex ose Rhinadvil. Sa janë shitur? Vitin e kaluar në Francë u blenë tre milionë kuti. Drejtori i agjencisë franceze rekomandoi përdorimin e solucioneve të përshtatshme pastruese si, tretësirë ​​të kripur, ujë termal ose ujë deti dhe konsumimin e mjaftueshëm të ujit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments