Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është drejt finalizimit të programit IPARD 2, i financuar nga BE dhe qeveria shqiptare, për financimin me grante të investime në bujqësi. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi sot se, “programi IPARD 2 një projekt shumë i rëndësishëm për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimin e ekonomisë rurale në vendin është drejt finalizimit”. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit të viti 2024, në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë, Denaj vuri në dukje ndikim pozitiv që ka dhënë ky program në përmirësimin e ekonomisë bujqësore por dhe të ekonomisë së vendit në tërësi. “IPARD është një program i rëndësishëm i mbështetjes së gjithë ekonomisë rurale në vitet e fundit dhe binomit cilës dhe shkallë. Ndërkohë ka nevojë për të përmirësuar disa elementë strukturor në disa institucione që janë përgjegjëse për performacën sidomos me IPARD III dhe ka një procedurë që është duke u rishikuar për që qenë në pozita më të mira për IPARD III”, tha Denaj. Denaj theksoj se zhvillimi ekonomik rural në vendin tonë nuk mund të realizohet pa mbështetjen e IPARD dhe i gjithë ky zhvillim që prekim sot duhet të shkoj një hop cilësor më të lartë në IPARD III. Ministrja informoi se, MBZHR ka është bërë një punë shumë të madhe për 9 masat e mbështetjes nga IPARD III që janë depozituar dhe në këtë proces rishikimi po shihet zbatimi edhe më mirë.