Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENumër i madh turistësh të huaj në Gjirokastër edhe në ditët e...

Numër i madh turistësh të huaj në Gjirokastër edhe në ditët e para të nëntorit

Për Gjirokastrën duket se sezoni turistik nuk ka të mbaruar. Megjithëse nëntor, rrugët e gurta të qytetit shkelen përditë prej një numri të madh vizitorësh vendas e të huaj. Turistët e huaj kanë zgjedhur këtë nëntor të vizitojnë kalanë, pazarin e vjetër, urën e Ali Pashës, shtëpitë karakteristike të stilit otoman, dyqanet me produkte artizanale e të tjera. Gjithashtu turistët përmendin me superlativa edhe kulinarinë e gjirokastritëve. Turistët janë nga Belgjika, Italia Lituania dhe disa prej tyre vizitojnë për herë të parë Shqipërinë. Ky grup turistësh i shtohen mbi 300 mijë turistëve që ne patëm përgjatë këtij viti. Kryebashkiaku thotë se Gjirokastra ka bërë një kapërcim të jashtëzakonshëm në turizëm dhe sipas tij, ende mbetet për t’u parë, pasi më e mira është ende përpara. “Vërtet shumë impresionuese po të kthejmë kokën pas e të kujtojmë prej nga e nisëm, asokohe kur hotelet numëroheshin me gishtat e dorës dhe ata pak vizitorë që vinin këtu qëndronin vetëm disa orë”, është shprehur Flamur Golemi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments